Monitoruesja e zgjedhjeve në SHBA, udhëheq misionin e ODIHR-it për 25 prillin

OSBE-ODHIR e ka përzgjedhur se kush do ta udhëheqë misionin e monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Top Channel raporton se ambasadorja Urzula Jozefa Gacek do të jetë ajo e cila do të udhëheqë misionin e ODIHR.
Gjatë kësaj jave pritet të vijë në vendin tonë misioni i parë paraprak i monitorimit nga ODIHR. Më 25 Prill Pritet që OSBE-ODIHR të ketë në terren 240 vëzhgues.
Gacek ka qenë dhe në krye të misionit për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.