Mori dozën e parë të vaksinës kineze, aktori i mirënjohur: Jam shkëlqyeshëm, më 25 prill do bëj të dytën

Prej disa ditësh në Shqipëri ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë me vaksinën kineze. Një ndër personazhet e njohur që ka marrë këtë vaksinë është aktori i mirënjohur, Luftar Paja, i cili sot ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të treguar se si është.
“E bëra vaksinën më 28 mars, 4 ditë më parë. Deri më sot jam shkëlqyeshëm. Nuk kam asnjë lloj shqetësimi. Dua që ato gojët e liga të mos merren me propagandën e keqe për shëndetin, por të merren me fushatën elektorale, ashtu siç ju takon, se shëndeti nuk do ja dijë nëse jeni i majtë apo i djathtë.
Nuk më ka ardhur keq fare që nuk bëra Pfizer, besoj te mjekësia, tek ata që e rekomandojnë atë. Nuk kam asnjë lloj kompleksiteti. Dozën e dytë e kam ditën e votimeve, 25 prill.
Do shkoj të bëj vaksinën që të jem i sigurtë, e tju them atyre që votojnë që të shkojnë të bëjnë vaksinën se jam shëndosh e mirë.
Qofshin ata edhe mjek edhe qytetarë të thjeshtë apo të kalibrave të ndryshëm, mos hezitoni, shëndeti nuk ka as të majtë e as të djathë, popullsia duhet të vaksinohet”, tha Paja.