Nderohet piloti holandez që bombardoi Serbinë në vitin 1999

Kosova e ka nderuar pilotin holandez, Peter Tankink me Medaljen presidenciale “Urdhëri i Lirisë”.

Tankink është nderuar nga Kosova pasi kishte marrë pjesë si pilot në fushatën bombarduese të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë serbe në vitin 1999.

Medaljen “Urdhëri i Lirisë”, kolonelit holandez ia ka ndarë ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Grajçevci.

Shkrimi i plotë i ambasadorit Graçevci:

Sot para 22 vitesh, NATO nisi sulmet ajrore ndaj caqeve të makinerisë serbe të luftës, për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi.

Së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë në tokë, NATO arriti ta largojë pushtuesin serb nga Kosova, pas 78 ditë bombardimesh.

Sot, ndërsa kujtojmë vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë, kujtojmë dhe nderojmë ata që e vunë veten në rrezik për të na ndihmuar në orën tonë më të vështirë. Njëri ndër ta është piloti trim i Forcave Ajrore Holandeze, Koloneli Peter Tankink, i cili që në natën e parë të bombardimeve të NATO-s, luftoi në qiellin e Kosovës me avionin e tij F-16, duke rrëzuar një avion të armikut, MiG-29 serb.

Me këtë gjest trimërie, Kol. Tankink ka fituar tërë respektin dhe mirënjohjen tonë. Në dhjetorin e vitit të kaluar, kisha nderin e veçantë që t’ia dorëzoja Medaljen presidenciale, “Urdhëri i Lirisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT