Nesër nis vaksinimi masiv, Manastirliu: Ja kur mund të aplikoni në “e-Albania” për të bërë vaksinën

Nesër në Shqipëri do nisë vaksinimi masiv i popullatës. Aktualisht po ngrihen dy çadra të mëdha në Sheshin Skënderbej’, që do mundësojnë një vaksinimin sa më të shpejtë të popullsisë.

Në një intervistë për  Top Channel, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar se qytetarët duke nisur nga dita e hënë do të mund të aplikojnë apo të marrin informacion lidhur me bërjen e vaksinës, në portalin qeveritar “E-Albania”

Sipas ministres Manastirliu, porta e parë për qytetarët do të jetë mjeku i familjes por edhe për ata që dëshirojnë të aplikojnë vetë për vaksinën, do mund të aplikojnë nëpërmjet portalit dhe më pas të marrin datën kur ata do të bëjnë vaksinën.

“ Do lajmërohen nga mjeku i familjes, por do i japim mundësinë qytetarëve që edhe të mundet të aplikojnë apo të kërkojnë për tu vaksinuar apo kërkojnë që të dinë datën e vaksinimit. Mjafton që të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe të bëjnë kërkesën tek mjeku i familjes. Por nga dita e hënë do të ketë edhe nëpërmjet portalit “E-Albania”. Një aplikim të përcaktuar për kërkesë për vaksinim” tha Manastirliu.

Manastirliu tha se objektivi është që të kryhen deri në 10 mijë vaksinime në ditë, ndërsa në të gjithë vendin është shpërndarë tashmë vaksina kineze, ‘Sinovac”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT