Nga Shqipëria në Kosovë, ky është ish-zv.ministri i Ramës që Albin Kurti e vendosi Ministër Kulture ditën e sotme

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës votoi me 67 vota pro qeverinë e re me kryeministër Albin Kurtin.

Në listën e ministrave të rinj është edhe emri i Hajrullah Çekut, i cili do të mbajë postin e ministrit të Kulturës.

Por Çeku ka qenë zv.ministër i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri. Ai e ka marrë detyrën në tetor të vitit 2017, në të njëjtën kohë kur Besa Shahini u emërua zv.ministre e Arsimit.

Pas një viti, në 31 tetor 2018 Hajrullah Çeku dha dorëheqjen nga detyra për arsye familjare. Ai u angazhua me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nga dita e sotme është ministër i Kulturës në Kosovë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT