Nga sot Italia njeh patentat shqiptare të qarkullimit rrugor/ Rama: Mos harroni që…

Sot u nënshkrua në Tiranë marrëveshja me Italinë për “Njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga nënshkrimi i marrëveshjes. Rama shkruan se atë që e thotë e bën. Ndër të tjera, thotë se tashmë ata që qarkullojnë me makinë matanë detit mos kenë më merak.
“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them,” shkruan Rama.