Një ministre nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit?

Në qeverinë Rama janë nëntë ministre gjithsej dhe vetëm tetë prej tyre pritet të jenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.
Një pjesë e ministreve do të jenë për herë të parë në listat e PS-së dhe do të përfaqësojnë Parlamentin, pasi do të jenë në listat e sigurta.
Kështu Etilda Gjonaj, Anila Denaj dhe Belinda Balluku do të kandidojnë për herë të parë. Gjonaj dhe Balluku do të jenë në listën e Tiranës.
Ndërsa po në Tiranë rikandidojnë Manastirliu dhe Spiropali, ndërsa Ekonomi në Durrës dhe Kushi në Elbasan.
Ministrja e Financave, Anila Denaj do të kandidojë në Vlorë. Listës së ministreve i mungon emri i asaj të Kulturës, Elva Margariti. Ajo nuk është përmendur fare si kandidate e mundshme për zgjedhjet në listat e PS-së.
Margariti nuk ishte e pranishme as në takimin e sotëm që Rama bëri me gratë për tetë marsit në selinë e PS-së, ku patën vlerësime për kontributin e Eglantina Gjermeni dhe Vasikila Hysi që nuk do të jenë më në politikë.
Sipas Faxweb, Margariti nuk është fare në listë, edhe pse ajo nuk është angazhuar në këtë periudhë për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithsesi pritet të shikohet lista finale që do të shpallen nga drejtuesit politikë të qarqeve që do të shpallen pas mbylljes së mbledhjes së Kryesisë së PS-së.