Një “teori konspirative” që po bëhet realitet/ Çfarë është “pasaporta e vaksinës”?

Pandemia e COVID, e cila prej më shumë se një viti ka nënshtruar njerëzimin ndaj ndryshimeve të detyrueshme në të gjitha fushat e jetës, nga rutina e përditshme deri te zakonet e përgjithshme, tashmë është në përgatitje për të na njohur me pasaportën e dytë që do të tregojë gjendjen tonë shëndetësore për udhëtim.

Bota, pavarësisht paralajmërimeve, kufizimeve dhe madje edhe vaksinave, nuk arriti ta ndalojë pandeminë.

Megjithëse në muajt në vijim, me ndikimin e motit të nxehtë dhe vaksinimit masiv mund të ketë një dritë shprese, nuk ka garanci që jeta jonë të rikthehet  normale.

Bashkimi Evropian (BE), i ndikuar në mënyrë të konsiderueshme nga pandemia në aspektin socio-ekonomik, duke mos e duruar presionin këmbëngulës të disa anëtarëve me ekonomi të përqendruar në turizëm, të paktën në mënyrë që udhëtimet të bëhen lirshëm, mori vendim që të zbatohet pasaporta e vaksinës, gjë e cila nga disa deri së fundmi konsiderohej si “teori konspirative”.

Ideja për pasaportën e vaksinës u dëgjua nga një letër e Kyriakos Mitsotakis, kryeministrit të Greqisë, vend në të cilin një nga çdo pesë persona punon në sektorin e turizmit, drejtuar Komisionit Evropian.

Ideja u mbështet edhe nga Spanja, e cila gjendet në situatë të ngjashme me Greqinë. Ndërkaq, u kundërshtua nga shtete si Franca, Gjermania dhe Belgjika, të cilët patën shqetësim se do të shkaktojë padrejtësi, pasi vaksina ende nuk është e arritshme për të gjithë.

Por Komisioni Evropian, me rregullimet që bëri, mori edhe miratimin e atyre që janë kundër dhe me konferencën për media të kryetares së Komisionit, Ursula von der Leyen, filluan zyrtarisht punimet për “pasaportën e vaksinës”.

Prioriteti në iniciativë është udhëtimi i lirshëm i qytetarëve brenda BE-së pa kufizime. Kjo ngaqë disa anëtarë të BE-së, pavarësisht vendimit të Unionit, janë duke bërë kontrolle në kufi dhe mund të kthejnë njerëzit nga kufiri, pavarësisht nëse janë qytetarë të BE-së.

Cilat informacione do të marrin pjesë në pasaportën e vaksinës?

Edhe pse do të jetë “pasaportë vaksine” ose “certifikatë vaksine”, në dokumentin që do të jetë me QR kod dixhital ose në formë letre do të marrin pjesë informacione si personat janë vaksinuar kundër COVID-19, nëse janë vaksinuar, ku dhe cilën vaksinë, ata që janë infektuar se janë shëruar, niveli i antitrupave dhe rezultati i testit PCR ose testit të shpejtë antigjen.

BE-ja, siç pritej, do t’i pranojë automatikisht vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Vaksinave.

Këto janë: Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZenaca dhe Johnson&Johnson.

Por brenda BE-së dihet se Hungaria dhe Sllovakia përdorin vaksina të Kinës dhe Rusisë, kurse Italia dhe Çekia ka hapur dyer për këto vaksina, meqë BE-ja miratimin e vaksinave jashtë katër kompanive perëndimore ua la vendeve anëtare.

Pasaporta e vaksinës parashikohet të fillojë të merret në përdorim në muajin qershor. Sidoqoftë, dështimi i BE-së në të gjitha fazat e procesit të pandemisë COVID-19 ngre pyetje në lidhje me shpërndarjen në kohë të certifikatës së vaksinës dhe menaxhimin e procesit.

Si do t’i ndikojë pasaporta e vaksinës te vendet jashtë BE-së?

Nuk është e vërtetë se pasaporta e vaksinës do të sjellë udhëtim të lirë vetëm për shtetasit e BE-së.

Greqia dhe Spanja, të cilët e mbrojnë fuqishëm këtë praktikë, e kanë syrin drejt turistëve britanikë.

Komisioni, ashtu si në çdo problem që nuk mund të zgjidhë, ua lë iniciativën anëtarëve të BE-së.

Çdo vend do të vazhdojë të pranojë njerëzit jashtë BE-së me vaksinë nëse është e mundur, ose rezultat negativ të testit PCR./AA/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT