“Nuk dimë asgjë, duhet të kemi shumë…”/ Mjeku Alimehmeti del kundër vaksinës kineze, skeptik edhe për Spuntik V

Shqipëria tashmë në mënyrë zyrtare po negocion për vaksinat ruse dhe kineze, pas një refuzimi të gjatë. Qeveria shqiptare njoftoi se ka arritur marrëveshjen për të siguruar vaksinën kineze nëpërmjet distributorit turk, edhe pse detajet nuk janë finalizuar ende

Por sa të sigurta janë vaksinat ruse dhe kineze?

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ndryshe nga kolegët e tij, u tregua skeptik, pasi tha se nuk ka të dhëna zyrtare, veçanarisht për vaksinën kineze. Mjeku tha se për vaksinën kinezë nuk dihet asgjë lidhur me efikasitetin sipas moshave apo për efektet anësore.

Alihmehmeti: Nuk jam kundër asgjëje që është e sigurtë dhe e certifikuar. Spuntik ka publikuar që në shtator të dhënat e sigurisë dhe ka vijuar edhe më pas. Vaksina kineze ka publikuar në 17 nëntor të dhënat e para, por më pas është ndalur. Janë thjesht të dhëna mediatike vetëm me efikasitetin. Nuk ka efikasitet sipas moshave, nuk dihet asgjë për efektet anësore. Këto të dhëna duhet të ishin studiuar më parë, sepse jep probleme në besueshmëri në trajtimin e vaksinës në publik.

Pyetje: Pra jeni kundër futjes së tyre pa miratimin e EMA?

Alimehmeti: Nuk kam të dhëna, nuk është problemi tek skepticizmi. Ambasada ruse do na kishtë bërë më tëper të dhëna. Duhet të kemi më shumë kujdes. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT