“Nuk do vras njeri nëse…”/ A e mbajti premtimin Basha për Agron Dukën, ja si renditen aleatët e PD

Lulzim Basha i ka futur disa nga aleatët në vende të sigurta në listat për zgjedhjet e 25 prillit. Konkretisht, në qarkun e Tiranës, kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu është vendosur në vendin e shtatë në listë, Shpëtim Idrizi i PDIU i nënti, Dashamir Shehi në vendin e 11-të dhe Mesila Doda e 12-ta.

Nard Ndoka duket se është i tradhtuari, pasi është vendosur në Shkodër në vendin e tetë, vend jo i sigurt.

Sipas listës paraprake të publikuar nga selia e PD, aleati i Lulzim Bashës, Agron Duka do të jetë i dyti në Durrës.

Gjatë një prononcimi në Top Channel pak ditë më parë, Duka kishte deklaruar se është i sigurtë se do jetë i dyti, ndërsa shtoi se edhe nëse Basha “thyente paktin, nuk do vriste njeri”.

 “Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë njeri. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën por rri në shtëpinë time.

Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet.”, deklaronte Agron Duka në Top Channel./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT