“Obobo po merr ky”/ Hysi dhe Gjermeni tregojnë reagimet e para kur Rama i ftoi në PS: Kapte kokën me duar

Kryeministri Edi Rama sot më 8 mars ishte në një mbledhje me gratë e Partisë Socialiste, ku njëherësh përshëndeti edhe dy emrat që nuk do të jenë me pjesë e skuadrës së tij, Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi.

Gjatë bisedës Hysi dhe Gjermeni treguan eksperiencën e tyre në Partinë Socialiste dhe si u erdhi ftesa nga kreu i qeverisë.

“Më vjen mirë që në këto 12 vite, që nuk kishim lidhje me politikën por kemi bërë politika të forta aty ku kemi punuar, dhe hymë në politikë. Politika ka nevojë për të gjithë moshat, kur themi t’i lëmë vendin të rinjve nuk do të thotë vetëm të rinjve në moshë por dhe ekspertëve që shërbejnë më së miri me kontributin e tyre. Partia Socialiste është një vision. Kur më ra telefoni një ditë, shoh Edi Rama, bobo thash, ndërsa ai më tha që do të jesh pjesë e skuadrës, do të të marr. Që nga ajo ditë nuk kam qenë e qetë. E gjithë bota e ëndrrave më ra. Doja ta refuzoja, por ai këmbënguli dhe më mori. Më tha mirë është të mos ndryshosh, të jesh ajo që je. Në PS ka nevojë për njerëz që japin në fushën e tyre” tha Hysi.

“Unë ju thashë që të bëhet Partia Socialiste si ju, jo ju si PS. Sot je energjizuar, je rrezatuese, je çliruar nga makthet, po dilni të pasuruar nga PS. Po Ti Eglantina e mban mend takimin e parë” tha Rama.

“Ka qenë këtu te PS, më keni ftuar për kafe, sigurisht përgjigja ime ka qenë jo, unë për veten s’e kisha menduar asnjëherë. E para nuk kisha aspiruar, e dyta nuk jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptare të thashë atëherë, e ju më thatë: Pse si është politika këtu? Dhe unë atë kam menduar që politika duhet të jetë më njerëzore, pa agresivitet. Mendoja që duhet të sillnim një ndryshim dhe të gjithë ne bashkë dhamë një model tjetër” tha Gjermeni.

“Po ti nuk tregove që kur kapje kokën me duar,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT