“Ose do vijnë sot, ose do vijnë sot”/ Rama zbulon pse erdhën dje në kohë vaksinat anti-Covid

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se pse vaksinat e Pfizer mbërritën në Shqipëri bashkë me të. Ai shtoi se përpos dozave të djeshme është marrë garanci për 30 mijë vaksina të tjera të Pfizer, që pritet të vijnë në muajin Prill.
“Ndodhi që ajo që ndodh gjithmonë me mua. Fatmirësisht në këtë pjesë jam shumë i kënaqur që nuk jam vetëm, por janë dhe 2 të tjerë, ministri i Rindërtimit dhe Shëndetësisë, të cilët kanë kërkuar ‘ose do të vijnë sot, ose do të vijnë sot’.
Por unë nuk jam një lypës që kthej faqen tjetër kur ha shuplakën e moskorrektesës. Jo vetëm ndodhi ajo, por si rezultat i asaj ndodhi dhe tjetra.
Morëm dhe angazhimin për 30 mijë vaksina të tjera nga Pfizer në muajin prill. Sa i përket të parës jo nuk do të bëni gabimin që bën Ilir Meta”, deklaroi Rama.
Mbërritja e mbi 15 mijë dozave të vaksinave anti-Covid ditën e djeshme i habiti të gjithë, pas lajmit që dha orë më parë Ministria e Shëndetësisë, se marrja e ngarkesës do të vonohej me 24 orë.
Por, habia tjetër e madh ishte kur kryeministri Edi Rama, i sapombërritur nga Brukseli, priste dozat e Pfizer.