Paralajmërimi i mjekut shqiptar në SHBA: Nëse nuk e ndalim virusin, mund të kemi një variant të ri që mund të jetë imun ndaj vaksinave

Doktori epidemiolog Skënder Murtezani, i cili punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka quajtur shumë të rëndësishëm procesin e vaksinimit, pasi është e vetmja mënyrë për të ndaluar virusin.
Ai tha në një intervistë në A2CNN se është shumë e rëndësishme që COVID të ndalet sa më shpejt me anë të vaksinimit, ose në të kundërt do të kemi një variant të ri që do të jetë imun ndaj vaksinave.
“Përshpejtimi i vaksinimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të vijojmë me vaksinimin, momentalisht është shumë shpresëdhënëse sepse të gjitha vaksinat i mbulojnë variantet që janë deri sot.
Brenda varianteve ka disa variacione. Në një rast propozova që sekuestrimi gjeonimik të bëhet edhe në Shqipëri, të ndiqen variantet që janë në rrethin tonë. Për fat të keq, nëse nuk e ndalojmë virusin, variantet do të shpeshtohen.
Mund të vijë një variant i pakapshëm për vaksinat e sotshme. Prandaj edhe përdorimi i masave, si distancimi, higjiena, mbajtja e maskës duhet të vijojë, që të mos hasim në një variant dhe të nisim punën nga fillimi si në janar”, u shpreh ai.