Pas ‘kërcënimeve’ nga Turqia për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Presidenca distancohet: Është bërë me dekret të Thaçit

Përmes një deklarate nga Ambasada turke në Kosovë, autoritetet turke shprehen të shqetësuara thellë nga ky veprim i autoriteteve kosovare. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës nga ku është distancuar nga hapja e zyrave të Ambasadës në Jerusalem.

Nëpërmjet një postimi në facebook, këshilltari i Presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit, thotë së hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është bërë me dekret të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Sqarim për media: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, shkruan Bekim Kupina.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njoftoi një ditë më parë hapjen zyrtarisht të Ambasadës së Kosovës në Izraeli me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Uashington në shtator të vitit që shkoi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT