Pas takimit me Macron, Rama udhëton sot drejt Turqisë, në plan vaksinimi masiv anti Covid

Kryeministri Edi Rama pritet të niset sot drejt Turqisë. Sipas burimeve të Gazeta “Shqip” Rama do të kryejë një vizitë të shkurtër, pasi ditën e nesërme duhet të jetë i pranishëm për hapjen e fushatës elektorale.

Së fundmi qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje me një firmë turke të autorizuar për importimin e vaksinave kineze Sinovac kundër COVID-19. Sot kryeministri deklaroi se po punohet që të nisë sa më shpejt vaksinimi masiv i popullsisë. Kjo duket se nënkupton se Rama do të kërkojë ndihmë për sigurimin e sa më shuam vaksinave.

Vizita e Ramës bëhet pak ditë pasi ai u takua në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron. Pas takimit me presidentin francez, Rama tha për mediat se kishte diskutuar për investimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe për zhvillimet në rajon ku vend kryesor kishte zënë procesi i dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë që marrëdhëniet mes Macron dhe Erdogan nuk janë në nivele të kënaqshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT