Pas vendimit të Kushtetueses, Komiteti Teknik vendos datën kur do të lejohen tubimet e partive

Komiteti Teknik ka rishikuar vendimin e tij për të ndaluar takimet e partive politike, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së paraqitur nga ana e Gjykatës Kushtetuese,

Sipas vendimit të marrë dhe të botuar në fletoren zyrtare, grumbullimet në vende të hapura apo të mbyllura do të jenë të ndaluara deri më datën 25 Mars. Vendimi përkon me datën kur nis edhe zyrtarisht fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Komiteti rishikoi vendimin e mbledhjes së kaluar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese për caktimin e afateve konkrete. Në vendimin e ri është bërë ndryshimi i togfjalëshit “deri në një urdhër të dytë” që tashmë zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”

“Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë11.3.2021,

URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon: Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”, thuhet në vendimin e botuar në fletoren zyrtare”, thuhet në këtë vendim të Komitetit.

Më 4 dhjetor Partia Republikane depozitoi një padi ku kërkonte rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj, të cilat nuk kishin një afat të fundit se kur mund të mbaronin. Në vendimin e saj pas shqyrtimit të kësaj padie, Gjykata Kushtetuese, deklaroi se vendimi i kufizimeve, pa afat, cenon standardet kushtetuese të nenit 17 të Kushtetutës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT