PD i bëri thirrje KQZ të mos e regjistrojë, reagon partia e Tom Doshit: Shpifje nga frika e humbjes në zgjedhje

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ka reaguar pas thirrjes që PD i bëri KQZ, për të mos regjistruar Tom Doshin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
PD e konsideroi Doshin subjekt të ligjit të dekriminalizimit të cilit SHBA i ka ndaluar hyrjen, por PSD i quan këto akuza si të pabaza që vijnë nga “frika e humbjes në zgjedhje”.
“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!”, thuhet në reagimin zyrtar të PSD-së.