“PD përdhosi një punë profesionale”- Kosova: Më hoqën se nuk sulmova PS, Tritani më mban inat për…

Mjeku Halim Kosova ka shpjeguar sipas tij se cilat mund të jenë arsyet që komisoni “Ruli” nuk e kualifikoi atë.
Ai tha se një ndër arsyet është fakti se nuk sulmonte PS-në në publik.
Po ashtu Kosova përmendi edhe ish-deputetin Tritan Shehun, ku tha se ky i fundit i “mban inat”, pasi kur ai ka qenë ministër, nuk ka “mbyllur sytë për një tender korruptim, për një ilaç për leuceminë”.
Pjesë nga intervista:
Eni Vasili: Pse ju skualifikuan ?
Kosova: PD përdhosi një punë shumë profesionale. Të më heqësh mua sepse ky nuk sulmon PS, s’është agresiv, le të ikë të bëjë punët humanitare , kështu thoshin.
Nishani e ka thënë që ky s’na duhet më.
Një dicka nuk më hiqet nga mendja, nëse ka dikush si puna ime, që 1000 lekë të vjetra s’mbaj mend ti kem marrë, si ia lë ti dikujt të përfolur për fabrika, pra ça halli kanë që ia lanë dikujt tjetër.
Vasili: Kush ka gisht sipas jush?
Kosova: Nuk është në interes në PD të them diçka. Por ata më ka thënë punët i ke me Bashën.
Një pyetje më rri në mendje: ku kam gabuar në PD që u bë kjo. E para PD ka bërë dy tavolina të rrumbullakta për shëndetësinë ku janë ftuar lloj njerëzish, dhe nga ato që marrin 2000 euro në punë shteti, dhe unë s’jam thirrur kurrë. Të më harrojnë? Se di a me dashje apo pa dashje.
Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu ,e i thashë: mos më vidh sa të jem unë këtu.
Vasili: Po me Rulin dhe Nishanin?
Kosova: Më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, e me tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua.