“Për djalin tim të vogël dua…”/ Rama: Një timon makine e kam, dhe e dua prapë!

Shërbimet për qyetarët dhe biznesin, ishin pjesë e fjalës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme.

Rama thotë se revolucioni dixhital i qeverisë vijon, dhe në mandatin e tretë ët gjitha shërbimet shtetërore do të jenë në xhepin e qytetarëve, ku do mund të kontrollohen nëpërmjet smartphonave personalë.

Kreu i qeverisë u shpreh se e do sërish timonin si në mandatin e parë, dhe kjo për të ardhmen e fëmijëve. Këtu ai ka përmendu dëftesat dhe pranimin në universitetet të maturantëve.

“Për të marrë diplomën, apo provimet e shtetit, kur sot rezultatet i merr direkt në telefon dhe mund t’i printosh me vulë elektronike. Dëftesat do printohen me vulë elektronike dhe do vazhdojë të përdoren që në vitin e ardhshëm. Unë një timon makine kam, atë që më dhatë dhe e dua prapë. Dua që e ardhmja të jetë për djalin tim të vogël,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT