‘Për herë të parë një grua myslimane praktikante do…./ Kandidatja e PD në Tiranë kërkon para për fushatë: Më ndihmoni

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Anduena Qefalia, e 29-ta në listë, ka habitur ndjekësit me kërkesën e saj për zgjedhje. Me anë të një postimi në Facebook, Qefalia ka kërkuar ndihmë monetare nga mbështetësit e saj, në mënyrë që të futet në Kuvend. Për të çuar deri në fund nismën e saj, ajo ka publikuar edhe të dhënat e llogarisë bankare.
“Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë,”-shkruan ajo ndër të tjera.
I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:
Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia
IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343
Me mirënjohje të thellë, Anduena Qefalia!
Por postimi i saj, nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar për t’i bërë komente, ku dhe e kanë pyetur se nëse do të jetë transparente me paratë që do i kalojnë në bankë.
“Transferta kërkon dhe një adresë te përfituesit. A mund të na I dërgoni?”– shkruan njëri prej komentuesve.
“Çudi, si je praktikante kaq e devotshme mbështet një forcë politike që u tall 8 vite rresht me tempullin e shenjtë të faljes të fesë tuaj. Dhe e fundit mos e përdorë fenë për qëllime politike se që nga moment e humb totalisht funksionin shpirtëro të besimit. Le që aty të kan vënë sado të përdorësh mbiemrin fisnik që ke sdel e sdel deputet. Lëre Allahun jashtë pisllëqeve politike.”- shkruan një tjetër.
“Një pyetje kam unë. A do të jetë transparente shuma e lekëve që do hidhen në llogarinë tënde? Dhe si do të veprosh me ato lekët nëse sod zgjidhesh deputete”– komenton një ndjekës.