Përleshja e Ilir Metës me policinë bën jehonë edhe në mediat greke (FOTO)

Përplasja e Ilir Metës me policinë në zyrat e Frymës së Re Demokratike ka bërë jehonë edhe në mediat greke
Portali “In.gr” shkruan mbi përplasjen e kreut të shtetit shqiptar me Policinë Bashkiake e cila kishte kërkuar lirimin e zyrave për shkak se FRD nuk kishte përfaqësues në Kuvend dhe s’i takonte me ligj selia.
“Shperthim i pabesueshëm i presidentit shqiptar kundër policisë”, shkruan portali grek.
Më pas përshkruhet me detaje konflikti i tij me kryeministrin Edi Rama.
“Përveç ofendimeve, Meta dëgjohet duke i thënë përfaqësuesit të bashkisë: Dilni se do ju çoj në burg me duart e mia”, citon mediat shqiptare portali grek, i cili thekson edhe faktin se Ilir Meta i ka lënë trashëgimi gruas së tij partinë që themeloi vite më parë.