Përleshja në zyrat e FRD-së, policia shpall në kërkim 2 persona

Policia njofton se ka shpallur në kërkim 2 persona, të cilët akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në ambientet e FRD-së ditën e djeshme.

Mësohet se janë arrestuar Agim Hoxha dhe Afrim Sufa, të cilët kanë hyrë në ambientet e FRD-së pas presidentit Ilir Meta.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën ‘Abdi Toptani’, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre”, njofton policia,

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT