Përplasja Rama e Basha për fushatën: S’na kërcënon dot, askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët që duan ndryshimin

Ditën e sotme pati një pëërplasje në distancë mes dy liderëve kryesorë të politikës në lidhje me mitignun e zhvilluar të Bashës në Fier. Takimet masive të liderit të PD-së cilësohen si të rrezikshme nga Rama, i cili i sheh si burime infektimi të Covid -19.

Por PD-ja i sheh këto qëndrime si dështime të kryeministrit Rama. “Rama e di që do të humbasë, ndaj po përpiqet të sulmojë takimet tona elektorale duke përdorur pretendime të rreme. Rama e di që askush nuk mund t’indalojë qytetarët shqiptarë që duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atë.
Ajo që ai di të bëjë është të fajësojë çdokënd për dështimet e tij. Partia jonë funksionon si çdo parti në Shqipëri – në zbatim të ligjit dhe në mënyrë demokratike. Rama përpiqet ta ndalojë këtë duke keqinformuar dhe duke përdorur kërcënime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojë atë.
Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbasë”, thuhet në reagimin më të fundit të PD-së.

Më herët selia e PD-së iu përgjigj Ramës më këtë reagim: Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

Kryeministri Rama e dënoi metodën që PD-ja po aplikon për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit. “O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të b?jë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”, replikoi Rama në Tëitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT