Përplasja/ Varhelyi i përgjigjet Ramës për vaksinat dhe i kujton zgjedhjet e 25 prillit

Konferenca e sotme për shtyp nisi mes një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerëve të BE-së dhe kjo u lidh me lënien mënjëanë të Shqipërisë në procesin e vaksinave anti Covid. Komisioneri për Zgjerimin e BE, Varhelyi i kundërpërgjigj Ramës, duke i theksuar se Unioni nuk e ka lënë në harresë vendet e Ballkanit Përendimor.

“Dikur flisnim për respiratorë dhe maska, sot kryefjala është vaksina, edhe vendet anëtare kanë probleme siç e keni parë. Ne nuk e kemi harruar Ballkanin Përendimor, për ne është përparësi, ne po punojmë jo vetëm, dhe me Covax, por edhe me të tjera kompani. Do të ketë shpërndarje nga Covax me Astra Covax, po punojmë edhe me ndihmën tonë. Kjo me arsyen se e kuptojmë rëndësinë e kësaj gjëje”, tha zyrtari i lartë i BE-së.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit Varhelyi i kujtoi Ramës se qeveria duhet të angazhohet që ato të jenë të lira dhe të ndershme.

“E dimë që Shqipëria do të ketë zgjedhje parlamentare dhe folëm dhe shprehën shpresën që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe do të kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare dhe pas zgjedhjeve një gjë dua të theksoj se të mos ndalojnë së punuari dhe gjatë fushatës dhe në fushatë sepse përmbushja e detyrimeve duhet të vazhdojë dhe ne inkurarojmë qeverinë shqiptare të vazhdojë reformat”, tha Varhelyi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT