“Pisllëk, pisllëk, pisllëk”, Rama në Shkodër, shpërthen ndaj Voltana Ademit: Na bllokoi për çdo gjë

Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi kandidtatë për deputetë të PS-së në Shkodër, hodhi akuza edhe në drejtim të kryetares së Bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademit.

Ai tha se bashkia ka bllokuar çdo investim që qeveria ka synuar të ndërmarrë në Shkodër, duke krijuar një “mur bllokues”.

Rama foli edhe për stadiumin e Shkodrës, ku tha se kishte që të menaxhohej nga FSHF, por bashkia kishte refuzuar dhe, sipas kryeministrit, nën menaxhimin e bashkisë, gjendja e stadiumit tashmë është e mjerueshme.

“Jam i keqardhur, por ka një të vërtetë të pamohueshme mes Bashkisë se Shkodrës dhe qeverisë. Si pasojë e një kontrasti që bëhet mes Vlorës dhe Shkodrës, apo dhe Korçës, apo dhe Pukës. Jam i keqardhur. Kur isha për të inspektuar procesin e vaksinimit, jashtë stadiumit mjedisi ishte pisllëk, pisllëk, pisllëk. Ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndaj kërkuam që stadiumi mos të menazhohej nga bashkia, për shkak të paditurisë therëse të personave në Bashki. Refuzuan, dhe pamjet flasin vetë. Ne kemi bërë një përpjekje serioze për të krijuar opurtunitete për Shkodrën, për adresa dhe plot arsye për t’u vizituar. Kemi ristrukturuar teatrin “migjeni”. Jemi penguar dhe bllokuar pafundësisht. Kemi dhënë një shembull të mirë për zonën e Shirokës. Plani ynë i veprimit nuk është plan elektoral për t’u thënë deri në 25 prill dhe më pas të ikim me tram për Tiranë.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT