Plas në Durrës/ Shoqërohet në polici kandidatja e LSI, Elona Guri konfliktohet me një qytetar

Kandidatja e LSI në Durrës, Elona Guri është shoqëruar në polici pasi është konfliktuar me një burrë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, ku Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt personal, apo për arsye fushate.

“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.”, njofton policia.

Sondazhi/ Si ndahet Durrësi

Sipas një sondazhi të gjigandit botëror IPSOS, të publikuar pak ditë më parë në Top Channel, Durrësi rezulton të ketë surpriza këto zgjedhjve. Referuar të anketuarve, rezulton se PD është në vend të parë me 47.8%, dhe pasohet nga PS me 44.8% dhe më pas është LSI me 5.5%.

E përkthyer në mandate,  projeksioni i PS-së në 2021 është 7 mandate dhe PD të njëjtën shifër, kurse LSI 0./Gazeta SHQIP

Plas në Durrës/ Shoqërohet në polici kandidatja e LSI, Elona

Back to top button
LAJMET E FUNDIT