‘Polici kapërceu gardhin ta ndalonte por u rrëzua…’/ Pamjet sekondë pas sekonde, si u vra Klodian Rasha. Momenti i fundit kur u gjuajt në rrugicën para shtëpisë

Jane publikuar fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.

Nevaldo Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore.

Fotografia e parë tregon efektivin e policisë që vrapon në trotuarin përballë rrugës ku më pas u qëllua Klodian Rasha.

Më tej efektivi kapërcen rrugën dhe bordurën e hekurt për t’i ndërprerë rrugën Klodianit, i cili sipas përshkrimit në fashikull përpiqet të fshihet pas pemëve, teksa polici ngre dorën duke paralajmëruar me një armë në dorë.

Ky detaj ilustrohet nga ekspertët e kriminalistikës duke përshkruar në çdo frame lëvizjen e policit e nga ana tjetër edhe lëvizjet e të riut që është ekspozuar me rreth të verdhë.

Në fotografinë e radhës polici i cili kapërcen gardhin tenton ta ndalojë Klodianin duke e kapur në trup, por më pas rrëzohet.

Fotografitë tregojnë sipas ekspertëve se Nevaldo Hajdari mbasi është rrëzuar përtokë, pozicionohet në të ndenjura dhe duke mbajtur në dorën e djathtë, një armë qëllon ndaj të riut.

Fotografia e fundit e tregon Klodianin të gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës, ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë.

/tch

Back to top button
LAJMET E FUNDIT