Presidenti i Parlamentit Europian jep “dritën jeshile” pas takimit me Ramën: Mbështesim Shqipërinë për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare

Presdenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka folur pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku është shprehur se Shqipëria ka bërë reformat kryesore në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sassoli i jep “dritën jeshile” Shqipërisë, duke dhënë mbështetjen ëpr fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po ecën me reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj i shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Sassoli.