Presidenti kërcënon Veliajn: O provokator, mos më detyro të bëj thirrje të të përzënë që sot nga bashkia

Presidenti Meta ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u shpreh se akti i sotëm i kreut të shtetit ishte një degjenerim total i tij.
Reagimi i presidentit erdhi nëpërmjet zëdhënësit, Tedi Blushi i cili u shpreh që mos ta detyronte Metën që të dërgonte njerëz për ta përzënë nga bashkia.
“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzënë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë.