“PS proces historik me gratë dhe vajzat”- Rama: Në listën e PD, gratë janë vetëm për të zbatuar ligjin

Një ditë pas dorëzimit në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë, Rama ka komentuar skuadrën që ai drejton si dhe ato të partive opozitare.

Ai u ndal te përfaqësimi i grave në lista, ku tha se PS ka ngushtuar vazhdimisht hendekun gjinor, ndërsa për PD tha se gratë në lista i vendos vetëm për zbatuar ligjin.

Sipas Ramës, numri i grave në listat e PD, nuk përfaqëson gratë, në sensin e atij përfaqësimi që duhet të tregojë një parti që kërkon të qeverisë.

“Gratë në listën e PD janë për të zbatuar ligjin, që duhet një në çdo tre dhe i ka se ndryshe nuk të regjistrin KQZ, por nuk përfaqësojnë gratë në sensin e atij përfaqësimi që duhet të tregojë një parti që kërkon të qeverisë. Janë brenda mureve të SHQUP-it, s’ka asgjë jashtë mureve, zero. Kjo është panorama që kam unë me skuadrat që janë në fushë. Ne nuk e kemi betejën me PD e LSI, pro me vetveten për t’u bërë sa më të denjë për njerëzit”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT