Qeveria franceze pro Tiranës dhe Shkupit: Të miratohen sa më shpejt kornizat negociatore

Franca do të lobojë fort tek shtetet anëtare të BE-së që kornizat negociatore me Tiranën dhe Shkupin të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një deklaratë, Drejtori i Evropës Kontinentale në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme Franceze, Frederic Mondoloni shprehu pakënaqësinë që kjo çështje u shty dhjetorin e vitit të kaluar për mungesë konsensusi.

“Ne shpresojmë që kornizat negociatore me Maqedoninë e Veriut dhe Shqiperinë të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur nga këshilli evropian. Ne jemi të pakënaqur që kjo nuk u realizua në fund të vitit të kaluar. Tanimë ne jemi gati t’i miratojmë këto dokumente sepse në to pasqyrohet plotësisht metodologjia e re e zgjerimit. Në rastin e Maqedonisë së Veriut shpresojmë që edhe Bullgaria të reflektojë në mënyrë që negociatat të hapen edhe zyrtarisht.”

Franca ka kërkuar vëmendje më të madhe të BE-se drejt shteteve ballkanike për të menjanuar rolin gjithnjë e më aktiv të aktorëve të jashtem si Rusia, Kina apo Turqia.

“Stabiliteti, mbrojtja dhe siguria janë çështje me rëndësi strategjike për këtë rajon. Prespektiva evropiane është e cënuar nga aktorë të jashtëm si Rusia, Kina apo Turqia që po investojnë gjithnjë e më shumë në këtë rajon. Ne presim që të luftohet pastrimi i parave. Ne kemi marrëveshje për kontrollin e armëve ilegale në Serbi, Malin e Zi, Bosnje, Maqedoninë e Veriut ndërsa po punojmë ngushtë edhe me Shqipërinë dhe Kosovën në këtë fushë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT