Rama: Aeroportet janë fabrika buke! Pasagjerët e parë në aeroportin e Kukësit do jenë ata që më shanë e përqeshën nga Londra.

Aeroporti i Kukësit do të presë pasagjerët e parë nga Londra me 25 prill, dhe do të jenë ata që kanë sharë e përqeshur Kryeministrin Rdi Rama.

Kështu u shpreh i pari i qeverisë në takimin e tij me qytetarët e Kukësit këtë të shtunë.

“E ardhmja e Kukësit është turizmi. Kemi caktuar edhe datën për uljen e avionit të parë në Kukës dhe për të sjellë ata nga Londra që më kanë sharë e përqeshur. Shumë kush na thotë ç’na duhen portet dhe aeroportet, ne duam burg, së pri për bukë shqiptarët nuk kanë vdekur për burg që nga koha e Skënderbeut, por nëse i referohemi bukës i metaforë që ka të bëjë me mirëqenien dhe sigurinë, aeroportet janë fabrika buke. Krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport 1 euro e shpenzuar 23 euro të kthyera në një periudhë afatmesme”, tha Rama.

Pak javë më parë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte prezente në aeroportin e Kukësit në një provë uljeje të një avioni i cili nuk e preku tokën pasi pista nuk ishte ende gati.

Koncesioni për këtë aeroport u hap me 11 korrik të vitit 2018 dhe e vetmja ofertë ishte ajo e bashkimit të përkohshëm të shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk

Back to top button
LAJMET E FUNDIT