Rama dhe ministrat në Rinas, mbërrijnë në Shqipëri 38 400 vaksina të AstraZeneca: Nesër nis…

Në Shqipëri mbërriten sonte 38 400 vaksina të AstraZeneca. Ashtu siç është bërë traditë tashmë, kryeministri Edi Rama doli në Rinas bashke me ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj për të pritur sasinë e dozave të radhës, me të cilat pritet të nisë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.
“Nesër do të nisim menjëherë vaksimin e mësuesve dhe të pedagogëve. Ideja është që të kemi një vaksinim intensiv, për të thyer zinxhirin e infektimeve dhe për të lehtësuar sa më shumë situatën“, tha kryeministri Rama.
Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e kësaj vaksine pas disa rasteve të komplikuara, por OBSH thotë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi sotse shtetet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën e AstraZeneca nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka asnjë provë se kjo është e vërtetë. /Gazeta SHQIP