Rama e ironizoi, përgjigjet Shehi: S’turpërohem se kam pirë raki me shokët e mi

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, në daljet publike, e ka etiketuar atë si një person që konsumon shumë alkool.

Në një lidhje për “New24”, Dashamir Shehi tha se ia di për nder Ramës që po i bën “publicitet”, por shtoi se në politikë nuk ka “asnjë cen” që të turpërohet.

Ai e akuzoi Ramën si një “aventurier që luan me miliardat”, ndërsa shtoi se vetë ai nuk turpërohet se ka pirë alkool me shokët e tij.

“Nuk turpërohem se kam pirë me shokët e mi. Nuk jam asnjë cen në politikë që të turpërohem. Jetoj aty ku më ka lënë shoku Enver 30 vite më parë.

Rama nga një aventurier aty, luan me miliardat. Po bënë këtë dallim shqiptarët, le të merret Rama me kë të dojë. Nga sot e tutje nuk i përgjigjem fare.

PS Janë sot një grup që rrugën drejt pushtetit e kanë gjetur në këtë krah. Ai ka larguar ata që i bënin rrezik para dhe pas zgjedhjeve. Nuk kam qejf të merrem më me këtë lloj personazhi, por të merremi me gjërat serioze që k apolitike. Secili na ne k defekte, por unë në këtë larmishmëri që ka politika, kam problemin më të vogël. Të tjerët mundohen të fshehin milionat që kanë vjedhur në këtë tymnajë”, tha Shehi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT