Rama flet për uljen e avionit të parë në Kukës: Ata që na kanë sharë nga Londra…

Kryeministri Edi Rama tha sot në një mbledhje me kandidatët e PS nga Kukësi se është caktuar një datë për uljen e avionit të parë në këtë qytet.

Kreu i qeverisë u ktheu një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij e kanë sharë dhe përqeshur, duke u shprehur: “ç’na duhen ne aeroportet, ne duam bukë?!”

“E ardhmja e Kukësit është turizmi, dhe me aeroportin që do të çelë dyert së shpejti. Faktikisht kemi caktuar edhe një datë për të ulur avionin e parë këtu në Kukës dhe për të sjellë ata që e kam premtuar qysh në krye të herës, që më kanë sharë dhe më kanë përqeshur më shumë nga Londra. Shumëkush kuturisët të thotë ç’na duhen ne aeroportet, ç’na duhen ne portet ne duam bukë.

Me aeroportin që do çelë dyert së shpejti, kemi caktuar edhe një datë për të ulur avionin e parë në Kukës. Ç‘na duhen në aeroportet, ç‘na duhen ne portet, në duam bukë. Për bukë shqiptarët nuk kanë vuajtur që nga koha e Skënderbeut, në kuptimin e ngushtë të fjalës bukë.

Nëse i referoheni bukës si metaforë, që ka të bëjë me mirëqenien, aeroportet janë fabrika buke, në sensin që sjellin konsumatorë dhe krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash për ta. Është fakt i njohur që një aeroport e ka kthimin në ekonomi, 1 euro të shpenzuara, 23 euro të kthyera”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT