Rama i nxori foton duke pirë raki, Meta i përgjigjet ‘flakë për flakë’: Unë KOKAINËN nuk e pi kështu që…

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Fier, presidenti Ilir Meta ka komentuar foton e publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, që e vuri atë përballë ministres Etilda Gjonaj, teksa ishte duke pirë raki.
Ai theksoi se nuk e ka aspak problem për atë çka deklaroi kryeministri, duke theksuar se është kundër çdo politikani që përdor kokainë.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki, s’kishte pse shqetësohej. Unë kokainën jo vetëm që nuk e përdor, por do jem kundër çdo politikani që përdor lëndë narkotike’, deklaroi Meta.