“Rama ik, të qittë zoti fare”, Basha s’pyet për Covid, mban miting në mes të Shkodrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku është pritur nga një turmë me dhjetëra qytetarë.

Duke fishkëllyer e duke brohoritur, qytetarët me flamujt e PD-së në duar e duke fishkëllyer kanë pritur dhe përshëndetur kryedemokratin.

Ata shihet që kanë dalë me makinat e tyre në shesh, teksa dëgjohet të bërtasin e ngrenë dy gishtat lart. Nuk mungojnë as kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Rama ik….Rama ik, Basha, Basha, Basha kryeministrit, ik Rama të qitë Zoti fare,”- dëgjohet të thuhet në turmë.

Ajo që vihet re është se njësoj si në Kavajë janë shkelur rregullat e vendisura gjatë periudhës së pandemisë, pasi askush nuk respekton distancën dhe nuk mbajnë maska anti-Covid.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT