Rama shpërthen BE-së: Dikush t’u thotë që mos të fusin hundët në fushatat elektorale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit online të kreut të PD-së Lulzim Basha me Komisioneren e BE-së, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Austrisë.

Gabriel shprehu vlerësimin për planin e Bashës për arsimin dhe tha se do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për të avancuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe për të rritur cilësinë ekonomike në Ballkan.

Si duket, Ramës nuk i ka pëlqyer prononcimi i saj për Bashën, duke thënë se Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale.

Kryeministri shkruan në rrjetet sociale se “dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën.”

Sipas tij, kjo quhet ndërhyrje e brenshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.

Postimi i plotë:

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!

Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT