Rama: PS i ka dhënë gjithçka Pandeli Majkos, është te hambari i grurit, të tjerët janë të misri

Kryesocialisti Edi Rama ka qenë i prerë sa i përket hartimit të listave, duke theksuar se ato janë hartuar sipas propozimeve të shefave politik të qarqeve.

Ndërsa ka bërë të ditur se Majko ka është aty në vendin fundor të listës ku pretendohet që PS-ja të marrë mandatin.

E ndërsa e ka cilësuar Majkon si personin që do të mbajë peshën e fushatës së PS-së në Tiranë, pasi Veliaj si kryebashkiak nuk është në listën e kandidatëve për deputetë.

“Listat gjithmonë qëkur unë jam kryetar i partisë kemi sistemin zgjedhor me rajone, janë bërë nga drejtuesit e qarqeve dhe 95% e listave janë produkt i tyre. Çfarë skuadre do të kemi në Vlorë Damian, ose çfarë skuadre do të kemi në Berat, Klos. E ndërkohë ndërhyrja pak fare për të bërë propozime dhe me argumente që nuk është që të imponosh. E natyrisht listën e Tiranës e ka draftuar drejtuesit i saj që është kryetari i bashkisë, Veliaj. Kemi pasur një diskutim hë mër plak se nuk shkon. Se Lali është i ri. Në Tiranë duke qenë se drejtuesi nuk është deputet, Pandeli Majko është perosni që do të qëndrojë te kufiri. PS i ka dhënë gjithçka. Është në njësinë që është vatra më e nxehtë që është hambari i grurit që të gjithë të tjerët shkojnë për misra. Ndërkohë që i duhet të drejtojë këtë skaudër drejt 25 prillit, me të gjithë atë që përfaqëson, në televizor, në çdo event më event, organizimin e bën Veliaj’, tha Rama.

Majko është i renditur i 19 në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së dhe shihet se posti i rrezikohet. Ai mbulon zonën e njësinë 5 bashkiake, që njihet si një hambar i votave të socialsitëve në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT