Rama publikon projektin Eco Park: Ja si do të transformohet landfilli i mbetjeve në Porto Romano!

Kryeministri Edi Rama, ka postuar një video në facebook-un e tij ku tregon transformimin që do të pësojë landfilli i mbetjeve në Durrës.
Projekti ‘Eco Park’ e transformon zonën e Porto Romanos prej 155 mijë metra katrorë në një ambient të mbushur me gjelbërim, hapësira pushimi, argëtimi dhe parkimi.
Po ashtu parashikohet të ketë ambiente sportive përfshirë 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli, 2 fusha tenisi.
“Mirëmëngjesi me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shëmbëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net