Rama publikon VIDEON nga ‘Sheshi Shqiponja”, ja si duket pas hapjes së tunelit numër 4

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ‘”Sheshi Shqiponja”, ku po vijojnë punimet për hapjen e rrugës.

Rama shkruan bashkëngjitur videos se pas hapjes së tunelit 4, që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, pritet që të hapet edhe tuneli numër 3.

Hapja e këtij tuneli do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit.

“Pas hapjes së tunelit Nr.4️ që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3️ i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”,- shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT