Rama ‘rekruton’ mjekët/ Pas Najada Çomos, një tjetër i bashkohet PS-së: Do kandidojë në…(Emri)

Tiranë- Najada Çomo, emri surprizë që iu bashkua PS-së si kandidate për deputete në zgjedhje e 25 prillit, nuk është e vetmja e “rekrutuar” nga Rama.

Pas konfirmimit të shefes së Infektivit, një tjetër emër nga bluzat e bardha është konfirmuar në listat e PS. Shpresa Marnoj, mjeke në Shërbimin Shëndetësor Parësor në qytezën e Laçit do të jetë kandidate për deputete në qarkun e Lezhës dhe e fokusuar pikërisht në Laç.

Gjatë fjalës së saj, mjekja u shpreh se janë bërë reforma të mëdha në Sistemin Shëndetësor të vendit.

“Dua të bëj një falenderim për të gjithë strukturën e shëndetësisë që po përballen me pandeminë dhe po shërbejnë të palodhur”, tha ajo, ndërsa Rama e quajti një Shpresë të re për Kurbinin.

Shpresa Marnoj u kualifikua më parë nga platforma e PS-së, “Deputeti që duam” dhe faqja e partisë ka publikuar edhe spotin e saj me të cilin prezantoi veten më herët.

Marnoj është 36 vjeçe dhe ka katër fëmijë.

Rama 'rekruton' mjekët/ Pas Najada Çomos, një

Back to top button
LAJMET E FUNDIT