Rama shpjegon se pse Shqipëria nuk merr vaksinën ruse dhe kineze anti Covid: Nuk është gjeopolitike, por…

Në bashkëbisedimin me qytetarët e Lezhës, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me pasaportën e vaksinave të vendosur nga BE, e ku mendohet që shtetasit të mos lëvizin nëse nuk rezultojnë që të kenë bërë vaksinën e miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave, EMA.
Pra dikush që nuk e ka marrë vaksinën që ka marrë vulën e BE-së nuk mund të udhëtojë në vendet e Shengen. Kryeministri ndërkohë ka bërë një krahasim me këngën e tij të kënduar më parë kur kandidonte për kryetar bashkike.
“Gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Tiranë? Ishte kënga ime e dikurshme. Nëse mund ta këndojë tani mund të themi se gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Europë”, u shpreh Rama, në lidhje me mundësinë e vendosjes së këtij kushti.
Por njëherësh Rama e cilësoi të si të pamundur vendosjen e një kushti të tillë penalizues, duke e argumentuar me faktin se Europa vetë nuk i ka siguruar dozat e plota të vaksinës.
“Shteti i madh ka nisur dialogun me Kinën dhe Rusinë për vaksinën, Gjermania duket e pabesueshme. Duket e paimagjinueshme më i pasur i planetit të gjendet në këtë situatë. Siç duket e pabesueshme, momenti i shpërthimit të epidemisë i kapi gafil të gjithë dhe gjunjëzoi të gjitha shtetet pavarësisht sa të pasura dhe të organizuara janë, por ishte fakt.
Por duhet thënë se bota e zhvilluar ka thyer çdo parashikim e rekord në shpikjen e vaksinës, nuk ishte parë që të shpikej dhe të funksionojë në një kohë kaq shumë të shkurtër.
Por këtu jemi në kushtet kur pak kompani, faktikisht sot janë katër kompani në Europë, po të shtojmë edhe kinezen dhe rusen bëhen gjashtë. Nuk jam aspak i bindur që mund të ndodhë, por çdo gjë mund të ndodhë në këtë Europë”, theksoi Rama.
Më tej ai ka shpjeguar se pse qeveria shqiptare nuk merr vaksinën ruse apo kineze. “Mos marrja vaksinës dikush mendon se është gjeopolitike, nuk është kështu ajo Ruse, vaksina nuk është në treg, vaksina nuk ka janë në sasi shumë më të vogla se sa kërkohet.
Kur ka mungesa edhe Amerika, që është e fokusuar për t’i prodhuar dhe nuk i ka akoma, SHBA nuk i ka stok, prodhon e vaksinon. Nuk është vaksina kineze dhe po shkojmë ne ta blejmë. Nuk është as çështje çmimi, kanë shkuar në stratosferë por nuk është kjo. Është një luftë e tmerrshme tregtare, unë jam shumë i kënaqur në raport me vendet e tjera në Europë e rajon që s’ka vaksina fare.
140 shtete të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë, deri pak para ditësh. 70% e prodhimit të vaksinave është në dorën e 10 shteteve. E gjithë pjesa tjetër e botës lufton për kapur dozën e 30%. Europa e ka të pamundur të vendos një kusht të tillë, se nuk ka siguruar vaksinat”, theksoi Rama.