Rama sulmon Bashën: Mbjell vdekjen tek njerëzit që mbledh në kohë COVID-i

Edhe pse në kohë COVID-i simptatizantë të Partisë Demokratike u mblodhën sot pa ruajtur distancën fizike në hapje të fushatës në sheshin Nënë Tereza.
Këtë akt e kritikoi edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës. Sipas Ramës, Basha dha shembullin më të keq duke mbledhur njerëzit në këtë kohë të rrezikshme.
“S’mund të jemi vatra infeksionesh, nuk mund t’i thërrasim njerëzit në rrezik e të çojmë te ata që na shohin mesazhin e tmerrshëm. Edhe kur bëhet fjalë për luftën për jetën e vdekjen s’do t’ja dijë.
Mandati i tretë i PS nuk është në nevojën për pushtet. Mandati i tretë i PS nuk është për PS, dhe për ata që e përfaqësojnë. Nuk është për karrigen e askujt. Është që Shqipëria të mos kthehet dot kurrë më mbrapa se me mandatin e tretë i bëjmë të pakthyeshme të gjitha votat që kemi ende rrugës.
Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më problem në mesin tonë, dhe çështja e pronës që me kaq shumë mund e durim është futur më në fund në rrugën e mbylljes përfundimtare si problem të shqiptarëve, të mos vihet më në diskutim,” tha Rama.