Rama tregon objektivat AMBICIOZE: Brenda majit do të vaksinohen gjysmë milioni shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga aeroporti i Rinasit, ku erdhën vaksinat kundër koronavirusit.

Rama tha se është vendosur si objektiv që brenda majit të vaksinohen gjysëm milioni shqiptarë.

“Ambicia jonë është që deri në fund të muajit qershor, por edhe me tolerancë, se ajo që duam është se brenda majit është që ne të kemi vaksinuar gjysëm milioni shqiptarë.

Kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit.

Sot që flasim në Shqipëri kemi aktualisht 280 mijë vaksina, plus vvaksinave që sapo mbërritën kemi edhe vaksinat Astra Zveneca, Sputnik dhe Pfizer.

Ndërkohë ne presim që këtyre vaksinave t’u shtohen 70 mijë Pfizer, 18 mijë Astra Zveneca dhe 25 mijë vaksina të tjera Sputnik, duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE, bëjnë në total 871 mijë vaksina sëbashku me shumën e kontraktuar me gjysëm milionin e vaksinave”,- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT