Rama zbulon gabimin e tij: I rashë gjatë derisa të gjeta ty

Gjatë prezantimit të programit të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti, kryeministri Edi Rama ka zbuluar një gabim të tijin.

Dhe kjo duket bëhet fjalë për hezitimin që ka pasur në përzgjedhjen e Majlinda Shqalsit si kryetare e bashkisë së Kurbinit, të zonës e cila u prek shumë në goditjet e forta të tërmetit të 26 nëntorit të dy viteve më parë.

“Majlinda faleminderit shumë dhe sa mirë do të ishe të ishte kështu edhe kur je në televizor. Por e di shemë mirë edhe kur nuk je në televizor nuk arrin ti marrësh, sidomos atë përroin famëkeq do ta kishe prapë mbi rrugë, nëse nuk do të kishte insistuar aq shumë, dhe nëse nuk do të ishe pak më ndryshe se këtu në televizior. Por ajo që ka shumë rëndësi është se ti je shëmbëlltyrë e shkëlqyer e një fakti të thjeshtë edhe një gabim timin që në Kurbin një burrneshë është më shumë se 10 burra. Të gabimit tim në sensin që i rashë gjatë deri sa të gjeta ty”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT