Rreth 1000 shqiptarë e kosovarë presin në radhë në Beograd për të bërë vaksinën (VIDEO)

Mbi 10 mijë persona ndodhen në një panair të kryeqytetit serb, Beogradit për të bërë vaksinat. Gazetari Idro Seferi me pamjet nga vendngjarja shkruan se janë nisur edhe dy avionë nga Shqipëria.

Sipas tij ka edhe të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, dhe numërohen të jenë mbi 1000.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Serbisë, ka organizuar imunizimin e mijëra biznesmenëve….
Ky institucion i ka bërë thirrje të gjithë biznesmenëve dhe punonjësve të tyre të cilët vijnë nga vendet e rajonit të Ballkanit, si Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria e Kosova, që nëse janë të interesuar të vijnë të vaksinohen në Beograd, shkruan një komentues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT