Sa vota duhen? LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit si presidente

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të marrë pjesë në votim në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pas takimit me deputetët e LDK-së ka thënë se kjo parti është në politikë “për të dhënë zgjidhje”.
“Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dy mundësi, një të mos marrë pjesë në seancë ose të jemi pjesë e zhvillimeve. Kemi zgjedhur të dytën. Kemi bërë kështu sepse këtë rrugë LDK-ja e ka ndjekur përherë. Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë. Pas një diskutimi, të gjithë kemi marrë vendim që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione. LDK-ja do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve. Pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së. Pres që secili të sillet si institucionalist”, ka thënë ai në konferencë për media.
Ai dha edhe arsyet se pse LDK do të përkrah zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.
“Kam refuzuar kalkulimet politike si mjet politik sepse të njëjtat forcojnë gjendjen e krizës. Për të dhënë zgjidhje, deri më tani kam mbajtë tri takime. Në takime me zonjës Osmani kemi diskutuar në detaje, mbi dialogun, shtetësinë tonë. Kemi diskituat për relacionet me miqtë tanë nderkombetar, për gyqësorin e drejtesinë. Kemi diskutuar për pozitën apartiake të pozitës së presidentit. Është njeriu që e bën presidentin, e jo letra. Pas një diskutimi të hapur e shterrës, të githë bashkarisht nuk do të bëjë obstruksione në zgjeshjen e presidnetit. Ne do ta martim pjesë në votim, pa paragjykuar votën. Ne presim që presidenti i ardhshëm të jetë garantues i kushtetutës e jo keqpërdorues i saj”, ka thënë kryetari i LDK-së deklaroi ai.
LDK-ja ka fituar 15 vende në Kuvend. Për të zgjedhur presidentin, në votimin e tretë duhet të jenë 80 vota minimum, me 61 prej tyre pro një kandidati. Vetëvendosje ka 58 vota, ndërsa pritet t’i ketë edhe 8 të tjera nga minoritetet jo shumicë. Bashkë me to, i duhen minimum 14 vota nga LDK-ja për të siguruar kuorumin e nevojshëm.
Osmani në listën e VV-së në garë mori pjesë si pretendente për presidente. Ajo mori mbi 300 mijë vota./Koha.net