Sekretari i SHBA letër Vuçiçit: Duhet të njihni Kosovën! Ky është edhe qëllimi ynë afatgjat

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i dërgoi një letër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në të cilën i kërkon njohjen e Kosovës.
Në letrën dërguar Vuçiçit, zyrtari i lartë amerikan shprehet se qëllimi i SHBA është arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiçit.
“Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken në letrën e dërguar më 23 shkurt.
Vuçiç zbuloi letrën e Blinken një ditë më parë, ku u shpreh se mesazhi ishte i mirë dhe kuptimplotë, shkruajnë mediet në Kososvë.
“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç.