S’është pjesë e listave të PD, reagon Pollo: Ja pse vendosa të mos kandidoj

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka sqaruar se ka qenë vendimi i tij për të mos kandiduar për deputet në listat e PD.

Me një shënim në facebook, Pollo thotë se ai e mori këtë vendim pasi gjykoi se mundësitë dhe rrethanat nuk ishin të përshtatshme për të.

Megjithatë ai i uron PD-së dhe aleatëve që të realizojnë rrotacionin politik më 25 prill.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm”, shkruan Pollo.

Përveç Pollos, jashtë listës së PD në këto zgjedhje janë lënë edhe një sërë emrash të tjerë të njohur Florjon Mima, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Klevis Balliu Endri Hasa, Luçiano Boçi, Halim Kosova, Hekuran Hoxhalli, Adnon Frrokaj dhe Arben Ristani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT